Rregulli i medaljeve të titullit, reagon Klopp - Gazeta Express
string(45) "rregulli-i-medaljeve-te-titullit-reagon-klopp"

Rregulli i medaljeve të titullit, reagon Klopp

Gazeta Express

04/07/2020 14:29

Jurgen Klopp është një trajner unik jo vetëm për mënyrën sesi e drejton skuadrën në fushën e lojës por edhe për ato çfarë thotë në intervistat e tij për mediat.

Liverpooli pak ditë më parë arriti të fitonte zyrtarisht titullin kampion duke rikthyer trofeun në Anfield Road pas plot 3 dekadash, dhe që tani The Reds kanë nisur të mendojnë për festën.

Lexo Edhe:

Për të prishur disi momentet e lumtura në shtëpinë e Liverpoolit ka menduar liga angleze e futbollit me rregullin e saj në lidhje me medaljet, që thotë se vetëm lojtarët që luajnë minimumi pesë ndeshje i marrin ato.

Kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit gjerman të Liverpool.  Klopp ka thënë mendimin e tij haptazi: “Ata e meritojnë një medalje dhe do ta marrin një të tillë. Nëse nuk ua jep Premier League, atëherë do t’ua jap unë”.