Rrëfimi prekës i Mirdonit për sfidat dhe vështirësitë që ia solli jeta - Gazeta Express
string(70) "rrefimi-prekes-i-mirdonit-per-sfidat-dhe-veshtiresite-qe-ia-solli-jeta"

TV/Film

Gazeta Express

16/01/2024 1:09

Rrëfimi prekës i Mirdonit për sfidat dhe vështirësitë që ia solli jeta

TV/Film

Gazeta Express

16/01/2024 1:09

Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me rrëfim ekskluziv mbi jetën e tij të konkurrentit të këtij formati televiziv, Mirdonit.

Mirdoni ka rrëfyer, se si fëmijë gjithmonë e ka dashur muzikën, derisa ka improvizuar me tavolinat e thjeshta, duke i shndërruar ato në piano imagjinare.

Më pas ai ka rrëfyer historinë e ndarjes nga jeta të babait të tij, me të cilin ai tha se pos raportit prindëror, ata kishin edhe relacion miqësor, si babë e bir.

Ai moment duket t’ia ketë ndryshuar goxha shumë jetën.

Më pas Mirdoni ka rrëfyer edhe mbi historinë e njohjes me të dashurën e tij, Elmedinën, me të cilën u njoh përmes rrjetit social Instagram.

Mirdoni rrëfeu edhe fillimet e karrierës së muzikës, derisa të gjitha këto mund t’i ndiqni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement