Amir Rrahmani do ta vazhdojë eksperiencën tek Napoli.
Futbollisti kosovar e ka vazhduar kontratën me klubin italian, njofton portali “tuttomercatoëeb”, përcjell “Gazeta Express”.
“Sa i përket mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani, situata është tashmë thuajse e mbyllur: vazhdimi i kontratës është nënshkruar prej javësh dhe pritet vetëm zyrtarizimi, me kontratë të re deri në vitin 2029. Një shenjë e qartë e besimit të klubit ndaj një prej shtyllave të repartit defanziv”, shkruan mediumi italian.
Pra, në një të ardhme të afërt do të bëhet zyrtar vazhdimi i bashkëpunimit mes palëve në tri vjetët e ardhshëm.
Përfaqësuesi kosovar ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Napolit në sezonet e fundit, ndërsa e ka fituar dy herë titullin e kampionit të Italisë. /Gazeta Express