Sekuestrohen 100 mijë euro pasuri e përfituar nga krimet kibernetike, Prokuroria: Bashkëpunuam me gjermanët - Gazeta Express
string(96) "sekuestrohen-100-mije-euro-pasuri-e-perfituar-nga-krimet-kibernetike-bashkepunuan-edhe-gjermanet"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 14:41

Sekuestrohen 100 mijë euro pasuri e përfituar nga krimet kibernetike, Prokuroria: Bashkëpunuam me gjermanët

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 14:41

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se në vazhdën e “hetimeve intensive” lidhur me rastin për mashtrim kompjuterik dhe në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane, është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet se është përfituar përmes veprimtarive kriminale.

Prokuroria tha se si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Prokurori i Shtetit, pasuria e sekuestruar, në vlerë rreth 100,000 euro, dyshohet se buron nga veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është lëshuar urdhër ndalues për këtë pasuri, për të cilin janë njoftuar edhe bankat komerciale në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, në veçanti të krimeve kibernetike.

Ndërkohë, Prokurori i çështjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement