Legjenda Schmeichel ia këshillon Xhakën gjigantit Man Utd - Gazeta Express
string(57) "legjenda-schmeichel-ia-keshillon-xhaken-gjigantit-man-utd"

Sport

Gazeta Express

05/05/2026 15:15

Legjenda Schmeichel ia këshillon Xhakën gjigantit Man Utd

Sport

Gazeta Express

05/05/2026 15:15

Ish-portieri legjendar i Manchester United, Peter Schmeichel, e ka dhënë një deklaratë të fortë për “tregun” e “Djajve të Kuq”, duke ua sugjeruar një emër konkret për përforcimin e mesfushës.

Sipas danezit, klubi anglez duhet ta synojë transferimin e Granit Xhakës, i cili po e kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij.

“Mendoj se duhet të shkojmë dhe ta marrim Xhakën. Ai ka qenë absolutisht i jashtëzakonshëm”, është shprehur Schmeichel për mediat angleze, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-portieri e vlerëson sidomos eksperiencën dhe lidershipin e mesfushorit shqiptar, duke theksuar se Manchester United ka nevojë për lojtarë me karakter dhe personalitet në repartin e mesit të fushës.

Xhaka, i cili aktualisht aktivizohet në Premierligë me Sunderlandin, konsiderohet një profil i kompletuar: i fortë fizikisht, me vizion loje dhe me aftësi për ta udhëhequr skuadrën në momente të vështira.

Ai e ka ndërtuar një karrierë të rëndësishme në Evropë, duke qenë më parë kapiten i Arsenalit dhe një nga figurat kyçe edhe te Bayer Leverkuseni.

Deklarata e Schmeichel vjen në një moment kur Manchester United po kërkon ta rindërtojë skuadrën dhe të rikthehet në nivelet më të larta, ndërsa përvoja e lojtarëve si Xhaka shihet si një element i rëndësishëm për stabilitetin dhe balancën në ekip.

Në këtë mënyrë, emri i përfaqësuesit zviceran shtohet në listën e opsioneve të mundshme për “Djajtë e Kuq”, me një rekomandim që vjen nga një figurë që e njeh shumë mirë ADN-në e klubit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement