Ronaldo shfaqet në Madrid me veturë 8 milionëshe - Gazeta Express
string(48) "ronaldo-shfaqet-ne-madrid-me-veture-8-milioneshe"

Futboll

Gazeta Express

30/03/2023 14:52

Ronaldo shfaqet në Madrid me veturë 8 milionëshe

Futboll

Gazeta Express

30/03/2023 14:52

Një veturë tjetër luksoze në garazhin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez në fakt ia ka shtuar një “Bugatti 110” koleksionit të tij të pasur të veturave luksoze.

Lexo Edhe:

Kjo blerje e re nuk ka mbetur pa u vërejtur në Madrid, ku “CR7” është “kapur” në rrugë derisa hynte në një veturë të vlefshme 8 milionë euro, së bashku me partneren e tij, Georgina, shkruan “Gazeta Express”.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në internet, ku theks të veçantë kishte “katër-rrotëshi” i ri i 38 vjeçarit.

Në video shihet pesë herë fituesi i Topit të Artë duke dalë nga super-vetura e bardhë me brendësi të personalizuar të kuqe, ndërsa ishte i shoqëruar nga një makinë tjetër sigurie.

Ronaldo ka lënë gjurmë në Real Madrid dhe për këtë ka mbetur mjaft i dashur në kryeqytetin spanjoll. /Gazeta Express/