Reali del nga gara për mesfushorin 80-milionësh, pasi beson se Unitedi do ta transferojë - Gazeta Express
string(87) "reali-del-nga-gara-per-mesfushorin-80-milionesh-pasi-beson-se-unitedi-do-ta-transferoje"

Futboll

Gazeta Express

14/06/2026 16:41

Reali del nga gara për mesfushorin 80-milionësh, pasi beson se Unitedi do ta transferojë

Futboll

Gazeta Express

14/06/2026 16:41

Manchester Unitedi raportohet se është në “pole position” për të transferuar një nga mesfushorët më premtues në Evropë, pasi dy klube, përfshirë Real Madridin, kanë ftohur interesimin e tyre për lojtarin që vlerësohet rreth 80 milionë funte.

Drejtuesit në “Old Trafford” synojnë të sjellin të paktën dy mesfushorë këtë verë, ndërsa përgatiten të zëvendësojnë Casemiron, i cili pritet të largohet.

Më herët këtë muaj, Unitedi arriti marrëveshje për transferimin e Edersonit, i cili pritet t’i bashkohet skuadrës së Michael Carrickut nga Atalanta në një marrëveshje me vlerë fillestare prej 35 milionë funtesh plus 4 milionë të tjera në bonuse.

Përveç Edersonit, disa emra të tjerë janë lidhur me një kalim në “Old Trafford”, përfshirë Elliot Andersonin e Nottingham Forestit, megjithëse ai duket më pranë një transferimi te Manchester City në atë që mund të bëhet një rekord britanik.

Alex Scott i Bournemouthit dhe Sandro Tonali i Newcastle vazhdojnë të përmenden në raportime, por duket se ka më shumë gjasa që Unitedi të arrijë marrëveshje për mesfushorin e West Hamit, Mateus Fernandes.

Në fakt, sipas një raporti të “The Sun”, Manchester Unitedi po kryeson garën për nënshkrimin e Fernandesit. Raporti pretendon se edhe Real Madridi, i cili e ka monitoruar lojtarin, pret që ai të përfundojë në “Old Trafford”.

Arsenali gjithashtu ka zbehur interesimin për reprezentuesin portugez.

Raporti shton se West Hami e vlerëson Fernandesin me rreth 80 milionë funte, megjithëse Unitedi shpreson të arrijë një kompromis financiar pas rënies së klubit londinez në Championship.

Pavarësisht rënies nga Premierliga, Fernandesi ishte një nga mesfushorët më të spikatur të kampionatit sezonin e kaluar për sa i përket distancës së përshkuar në fushë.

Ai njihet gjithashtu për ndërhyrjet e tij mbrojtëse dhe lojën agresive në duele. Gjatë sezonit 2025/26, për shembull, ai realizoi më shumë ndërhyrje dhe intercepte sesa Casemiro, si dhe fitoi më shumë duele.

21-vjeçari, i cili luan kryesisht si një mesfushor “numër 8” me prirje për të çuar topin përpara, regjistroi gjithashtu dukshëm më shumë driblime të suksesshme për 90 minuta sesa braziliani, duke treguar cilësinë e tij teknike në hapësira të ngushta./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement