Manchester Unitedi raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e yllit të PSG-së, Bradley Barcola, gjatë afatit kalimtar të verës.
Unitedi është në kërkim të një sulmuesi të ri këtë verë dhe mund të bëjë një lëvizje për 23-vjeçarin, teksa përgatitet për rikthimin në Ligën e Kampionëve.
PSG do të preferonte ta mbante Barcolan, por bisedimet për rinovimin e kontratës thuhet se kanë ngecur për shkak të pakënaqësisë së lojtarit me mungesën e minutave në ndeshjet e fundit.
Sulmuesi francez e ka parë rolin e tij të reduktohet pas ardhjes së Khvicha Kvaratskhelias në janar të vitit 2025, megjithëse ai zhvilloi 49 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.
Barcola thuhet se ishte “thellësisht i zhgënjyer” që nuk nisi si titullar asnjërën nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe as finalen, ndërsa PSG mposhti Arsenalin për të fituar trofeun.
Pavarësisht këtij zhgënjimi, Barcola ka bërë mjaftueshëm për të siguruar një vend në skuadrën e Francës për Kupën e Botës 2026 dhe shpreson të luajë në ndeshjen hapëse kundër Senegalit të martën mbrëma.
Megjithatë, edhe kjo duket e vështirë pasi ai nuk ishte titullar në asnjërën nga dy ndeshjet miqësore para turneut.
Sipas “L’Equipe”, PSG dëshiron ta mbajë Barcolan, por e kupton situatën e tij dhe do të ishte e gatshme të miratonte largimin e tij këtë verë nëse mbërrin një ofertë e përshtatshme dhe sigurohet një zëvendësues.
Përveç interesimit të Manchester Unitediy, raporti pretendon se edhe Arsenali dhe Liverpooli po monitorojnë situatën e Barcolas në rast se ai vihet në dispozicion për transferim.
Një raport i veçantë nga “talkSPORT” thotë se Barcola, i cili shënoi 13 gola dhe dhuroi shtatë asistime sezonin e kaluar, vlerësohet me rreth 60 milionë funte këtë verë.
Me dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, PSG nuk është nën presion të menjëhershëm për ta shitur anësorin.
Nëse Unitedi vendos të ndjekë transferimin e Barcolas, do të përballet me konkurrencë të fortë nga rivalët vendas Arsenali dhe Liverpooli.
Të dy klubet janë lidhur ngushtë me sulmuesin e PSG-së dhe, në letër, kanë një nevojë më të madhe për të përforcuar repartin ofensiv këtë verë.
Arsenali dëshiron të transferojë një anësor të majtë të ri për të ndërtuar mbi suksesin e fitimit të titullit në Premierligë, ndërsa Liverpooli ka nevojë urgjente për një sulmues pas largimit të legjendës së klubit, Mohamed Salah.
Manchester Unitedi mbetet i interesuar për të shtuar një sulmues në skuadër këtë verë, por prioriteti kryesor është rindërtimi i mesfushës, ku priten deri në tre afrime të reja.
Skuadra e Michael Carrickut mund të synojë gjithashtu një mbrojtës krahu dhe një portier rezervë, ndërsa transferimi i një qendërsulmuesi konsiderohet më i mundshëm sesa afrimi i një tjetër anësori./GazetaExpress/