Mbrojtësi kroat Joško Gvardiol pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester Cityn, duke e zgjatur qëndrimin e tij në “Etihad Stadium” deri të paktën në vitin 2032, raporton Sportske Novosti.
Sipas këtyre raportimeve, drejtuesit e klubit anglez kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij dhe e shohin si një pjesë shumë të rëndësishme të projektit afatgjatë të skuadrës së Pep Guardiolës.
Gvardiol, i cili iu bashkua Cityt si një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në futbollin evropian, është përshtatur shpejt në sistemin e kampionëve të Anglisë dhe ka fituar besimin e stafit teknik.
Rinovimi i tij pritet të jetë një sinjal i fortë nga Manchester City për stabilitetin dhe vazhdimësinë e projektit fitues në vitet e ardhshme.