Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë - Gazeta Express
string(50) "roberto-mancini-pritet-te-mare-drejtimin-e-italise"

Futboll

Gazeta Express

14/06/2026 14:52

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Futboll

Gazeta Express

14/06/2026 14:52

Roberto Mancini ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me klubin Al Sadd, pas një marrëveshjeje të përbashkët për ndërprerjen e kontratës, ka raportuar Fabrizio Romano.

Trajneri italian, ish-seleksionues i Italisë dhe fitues i Euro 2020 me “Azzurrët”, tashmë është i lirë dhe pritet të jetë kandidati kryesor për t’u rikthyer në krye të kombëtares italiane.

Sipas burimeve, Mancini tashmë ka dhënë miratimin e tij për një rikthim të mundshëm, ndërsa tani po pret vendimin përfundimtar nga Federata Italiane e Futbollit.

Emri i tij vazhdon të mbetet opsioni kryesor për stolin e Italisë, në një moment kur federata po shqyrton seriozisht ndryshime në drejtimin teknik të kombëtares.

Advertisement
Advertisement
Advertisement