Ronald Sobowale zyrtarizohet te Laçi - Gazeta Express
string(36) "ronald-sobowale-zyrtarizohet-te-laci"

Ronald Sobowale zyrtarizohet te Laçi

Sport

Gazeta Express

09/06/2023 10:30

Ronald Sobowale karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri, te KF Laçi.

Klubi nga Kategoria Superiore ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anglez, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sobowale me Laçin ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

25-vjeçari ishte pjesë e Malishevës për dy sezone. Në sezonin e fundit ai shënoi 13 gola dhe ishte ndër futbollistët më spikatur në Superligën e Kosovës.

“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Ronaldo Sobowale për dy sezone. Anglezi ka spikatur në Kosovë te Malisheva, ku shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe do të veshë fanellën tonë në vazhdim. I urojmë suksese Sobowale me fanellën bardhezi!”, thuhet në njoftimin e klubit të Laçit.

/Gazeta Express/