Romario i lë të gjithë gojëhapur, i kthehet futbollit në moshën 58-vjeçare - Gazeta Express
string(73) "romario-i-le-te-gjithe-gojehapur-i-kthehet-futbollit-ne-moshen-58-vjecare"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2024 14:49

Romario i lë të gjithë gojëhapur, i kthehet futbollit në moshën 58-vjeçare

Futboll

Gazeta Express

17/04/2024 14:49

Legjenda braziliane, Romario i ka lënë të gjithë gojëhapur me vendimin e tij të fundit.

Njëri prej lojtarëve më të mirë brazilian në histori ka njoftuar se do t’i kthehet futbollit profesionist, por vetëm për t’i zhvilluar disa ndeshje.

Lexo Edhe:

58 vjeçari me këtë rast do të realizojë njërën prej ëndrrave të tij, ndërsa thotë se do t’i zhvillojë vetëm disa ndeshje për America Football Club, shkruan “Gazeta Express”.

“Dua ta bëj të qartë se nuk jam në garë për të luajtur në krejt kampionatin, por planifikoj t’i zhvilloj disa ndeshje për ekipin tim të zemrës. Ndër të tjera, do ta realizoj një tjetër ëndërr: të luaj përkrah djalit tim”, deklaroi ai.

Ish-futbollisti i Barcelonës është pronar i klubit nga Rio de Janeioro, ndërsa e regjistroi veten në këtë klub për t’i zhvilluar disa ndeshje përkrah të birit të tij. /Gazeta Express/