Roma jep lajmin e mirë lidhur me gjendjen shëndetësore të Ndickas - Gazeta Express
string(65) "roma-jep-lajmin-e-mire-lidhur-me-gjendjen-shendetesore-te-ndickas"

Sport

Gazeta Express

15/04/2024 19:54

Roma jep lajmin e mirë lidhur me gjendjen shëndetësore të Ndickas

Sport

Gazeta Express

15/04/2024 19:54

AS Roma ka dhënë një përditësim për gjendjen shëndetësore të Evan Ndickas, pas kolapsit të tij në ndeshjen e së dielës ndaj Udineses.

Qendërmbrojtësi ngjalli frikë dhe shqetësim në minutën e 72-të të ndeshjes, kur ai ra në tokë dhe u largua me barelë nga fusha, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku testet fillestare konfirmuan se ai nuk kishte pësuar sulm në zemër.

Ndicka u mbajt në spital gjatë natës për analiza dhe vëzhgime të mëtejshme.

Klubi i Romës ka dhënë një njoftim lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke konfirmuar se 24-vjeçari është liruar nga spitali dhe se nuk kishte asnjë problem kardiak.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë tani do t’i nënshtrohet testeve shtesë te klubi romak.

Kujtojmë se minutat e mbetur nga sfida mes Udineses e Romës do të zhvillohen një ditë tjetër, që ka mbetur për t’u konfirmuar. Rezultati deri te momenti i rastit ishte 1:1. /Gazeta Express/