Rivaliteti me Saimir Tahirin dhe ambicia për kreun e PS/ Flet Veliaj - Gazeta Express
string(67) "rivaliteti-me-saimir-tahirin-dhe-ambicia-per-kreun-e-ps-flet-veliaj"

Rivaliteti me Saimir Tahirin dhe ambicia për kreun e PS/ Flet Veliaj

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2020 20:20

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në “ABC” përballë gazetares Jonida, foli për ambicien për tu bërë kryetar i PS dhe komentoi rivalitetin mes tij dhe Saimir Tahirit, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pjesë nga Intervista

Lexo Edhe:

Si është atmosfera në PS përpara zgjedhjeve, kush është rivali yt më i fortë?
Kam sfiduar rivalë, por Basha nuk pranoi në Tiranë, Monika Kryemadhi nuk pranoi

Kisha parasysh Saimir Tahirin….
As unë dhe as Saimir nuk kemi pasur kurrë rivalitet

Kështu u shihte publiku…
Kemi qenë në ministri të ndryshme dhe kemi pasur super bashkëpunim. Është e gjitha një legjendë urbane. Është hera e parë që PS-ja shkon pa asnjë bijë, fraksion në fushatë dhe kundërshtari ynë shkon me 5 parti të tjera, që kanë dalë, qoftë edhe kjo logjikë na jep epërsi. Megjithatë, mallkimi ‘të hiptë vetja në qejf është më i rrezikshmi”. Jemi me këmbë në tokë sikur jemi ne në opozitë.

Me këmbë në tokë apo keni frikë se u konsumon pushteti?
Sondazhet na japin një epërsi 2 me 1 me PD. Por kjo nuk është argument për vetëkënaqësi dhe gjithë porositë që jap janë “të jemi të përulur, dimë të kërkojmë ndjesë, durim, punë, punë, punë”.

Është ambicia e Erion Veliajt për t’u bërë kryetari i PS-së, pas Edi Ramës?
Jo, nuk është fare ambicia ime.

Nëse do të duheshe nesër do të ishte i përgatitur mjaftueshëm për ta përballuar këtë post?
Besoj që me del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana.