Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj të re, duke ndarë me ndjekësit disa momente pranë partnerit, identitetin e të cilit ka zgjedhur ende ta mbajë larg syrit të publikut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rike iu përgjigj me ironi zërave dhe spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi për jetën e saj private. Ajo tregoi se ka udhëtuar në vende të ndryshme së bashku me partnerin e saj, duke ironizuar komentet dhe thashethemet që janë bërë në rrjet.

“Bashkë në New York, Tokyo, Maldive, madje edhe dje në Vlorë që me paskeni parë ju, gojët e liga”, shkroi ajo në reagimin e saj.
Një nga detajet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte sqarimi që Roçi bëri lidhur me diferencën në moshë mes saj dhe partnerit. Duke iu përgjigjur aludimeve të ndryshme, ajo theksoi se të dy janë moshatarë dhe se marrëdhënia e tyre bazohet në harmoni dhe mirëkuptim.

“Sa për informacion, që ta keni shpirtin të qetë dhe në paqe: ne kemi një moshë dhe ai është shumë, po shumë i mirë”, u shpreh ajo.
Megjithëse vendosi të ndajë disa momente nga jeta e saj sentimentale, Rike vazhdon ta mbajë të fshehtë identitetin e partnerit, duke treguar se dëshiron të ruajë privatësinë e marrëdhënies së tyre.
Në fund të reagimit të saj, ish-banorja e reality show-t përcolli edhe një mesazh për kritikët dhe komentuesit negativë në rrjet, duke lënë të kuptohet se nuk ndikohet nga opinionet apo thashethemet që qarkullojnë për jetën e saj personale. /GazetaExpress/