Fatmir Spahiu zbulon transformimin drastikk - Gazeta Express
string(43) "fatmir-spahiu-zbulon-transformimin-drastikk"

Yjet

Gazeta Express

03/06/2026 21:07

Fatmir Spahiu zbulon transformimin drastikk

Yjet

Gazeta Express

03/06/2026 21:07

Aktori kosovar Fatmir Spahiu, i njohur për publikun si Bufi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ka zbuluar ndryshimin e madh fizik që ka pësuar gjatë viteve të fundit.

Përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij, ai ka vendosur pranë njëra-tjetrës detajet nga dy pasaportat e tij, duke treguar me humor rënien e madhe nga pesha.

“Për 4 vite minus 90 kg dhe 2 cm”, ka shkruar aktori, duke iu referuar ndryshimeve të regjistruara në dokumentet personale.

Nga të dhënat e paraqitura në foto, vërehet se në pasaportën e lëshuar në vitin 2016, gjatësia e tij figuronte 186 centimetra, ndërsa në dokumentin tjetër shënohet 184 centimetra.

Transformimi prej 90 kilogramësh më pak është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar disiplinën dhe vendosmërinë e aktorit për të ndryshuar stilin e jetesës.

Fatmir Spahiu mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit kosovar, ndërsa ndryshimi i tij fizik është parë nga shumë si dëshmi e një rrugëtimi të gjatë drejt një jete më të shëndetshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement