Britney rikthen stilin ikonik - Gazeta Express
string(29) "britney-rikthen-stilin-ikonik"

Yjet

Gazeta Express

03/06/2026 20:43

Britney rikthen stilin ikonik

Yjet

Gazeta Express

03/06/2026 20:43

Britney Spears ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave, këtë herë me një ndryshim të ri në pamje, që shumë e kanë krahasuar me stilin e saj ikonik nga fillimi i viteve 2000.

Këngëtarja e njohur u shfaq me look-un e ri në një postim të publikuar në “Instagram” nga stilisti i flokëve Chris Appleton, i njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të industrisë së argëtimit, si Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Jennifer Lopez.

Pamja e re e Britney-t karakterizohet nga flokë të stiluar me shkëlqim dhe elegancë, duke rikthyer në kujtesë periudhën kur ajo dominonte skenën botërore të muzikës pop.

Sipas fansave, ky është një nga transformimet më të dukshme të artistes në vitet e fundit, pasi ajo prej kohësh është identifikuar me flokët e gjatë biondë dhe valëzimet e saj karakteristike.

Appleton shprehu emocionet për bashkëpunimin me yllin e muzikës, duke treguar se këngët e Britney Spears kanë qenë pjesë e rëndësishme e kujtimeve të tij që nga fëmijëria.

“Kur u rrita në Angli, Britney Spears ishte kolona zanore e shumë prej kujtimeve të mia. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se një ditë do të isha unë ai që do t’i stilonte flokët”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Stilisti e përshkroi këngëtaren si “më shumë se një ikonë”, duke shtuar se ajo është një nga njerëzit më të sjellshëm dhe më të ngrohtë që ka njohur.

Fotografitë me pamjen e re u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, duke marrë qindra mijëra pëlqime brenda pak orësh, ndërsa fansat vlerësuan transformimin dhe rikthimin e një stili që kujton periudhën më të suksesshme të karrierës së saj. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement