“Rënia e së ardhmes: Arti, korrupsioni dhe fundi i tranzicionit shqiptar”/ ‘Pika Pa Sipërfaqe’ - Gazeta Express
string(87) "renia-e-se-ardhmes-arti-korrupsioni-dhe-fundi-i-tranzicionit-shqiptar-pika-pa-siperfaqe"

Arte

Gazeta Express

08/05/2023 15:04

“Rënia e së ardhmes: Arti, korrupsioni dhe fundi i tranzicionit shqiptar”/ ‘Pika Pa Sipërfaqe’

Arte

Gazeta Express

08/05/2023 15:04

Nga e hëna do të gjeni në librari “Rënia e së ardhmes: Arti, korrupsioni dhe fundi i tranzicionit shqiptar”, përmbledhje shkrimesh nga Vincent W.J. van Gerven Oei (me përkthim nga Bledar Qalliu). Ky është vëllimi i dytë i serisë Biblioteka Art & Politikë (BAP).

Në këtë libër, Van Gerven Oei merr në shqyrtim ndërthurjen mes artit dhe politikës, duke rindërtuar kësisoj, me saktësi dhe me dhimbje, shkrim pas shkrimi, imazhin lëvizës të kolapsit bashkëkohor shqiptar. Ajo që bie nuk është vetëm jeta shoqërore e një vendi, por, ende më keq, është botëkuptimi hegjemon sipas të cilit kjo jetë është ngritur.

Lexo Edhe:

Mbi rrënojat llamburitëse e shumëkatëshe të kësaj rënieje, mbetet në këmbë aleanca e një klase politike përherë e më të kriminalizuar, një elite kulturore dhe një pranie ndërkombëtare që nuk ka asgjë për të ofruar. Si mënyrë të vetme për të mbajtur pozitën e uzurpuar, kjo aleancë ka molepsjen e mëtejshme të realitetit me copëza të një hiperrealiteti ku çdo synim është arritur ose është fare pranë, ku çdo premtim është përmbushur ose do të përmbushet shumë shpejt, ku ky makth i përbashkët është një varg suksesesh të njëpasnjëshme e të pandalura. Ky libër është dëshmi besnike e këtij krimi në bashkëpunim.

Vincent W.J. van Gerven Oei është botues dhe filolog. Prej vitit 2010 ai ka punuar dhe ka jetuar në Shqipëri.