Manchester United po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Reims, Patrick Zabi, sipas raportimeve të Sky Sports.
19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues në Francë dhe po tërheq interes nga disa klube evropiane.
Red Devils kërkojnë të forcojnë mesfushën për sezonin 2026, duke shqyrtuar emra si Elliot Anderson, Adam Wharton, Carlos Baleba dhe Alex Scott. Sidoqoftë, klubi mund të synojë edhe një mesfushor më të lirë, për të mbuluar largimet e mundshme të lojtarëve si Kobbie Mainoo, Casemiro, Manuel Ugarte dhe Bruno Fernandes.
Zabi, i përshkruar si “Pogba i ri” nga disa skautë, ka pasur oferta nga Paris FC, të cilat janë refuzuar nga Reims.
Klubi francez ka vendosur çmimin e tij rreth 25 milionë euro. Manchester United mund të hyjë në garë për të, ndërkohë që edhe Red Bull dhe Jurgen Klopp kanë shfaqur interes.
Mesfushori 19-vjeçar kombinon cilësi teknike dhe fizike, dhe mund të zhvillohet si një lojtar i madh për vitet e ardhshme. Me synimin për të siguruar vend në Champions League, Manchester United mund të bëjë një lëvizje vendimtare për Zabi këtë verë. /GazetaExpress
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...