Reforma zgjedhore, Kryemadhi: Të nisë implementimi pa humbur kohë - Gazeta Express
string(63) "reforma-zgjedhore-kryemadhi-te-nise-implementimi-pa-humbur-kohe"

Reforma zgjedhore, Kryemadhi: Të nisë implementimi pa humbur kohë

Gazeta Express

05/06/2020 22:50

Kryetarja e LSI-së ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, duke i kujtuar palëve që tashmë kërkohet implementimi i pikave pa humbur kohë.

Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

Lexo Edhe:

LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizimin me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.