Reforma zgjedhore, ende mungon dakordësia mes palëve, pikat ku ndahen - Gazeta Express
string(67) "reforma-zgjedhore-ende-mungon-dakordesia-mes-paleve-pikat-ku-ndahen"

Reforma zgjedhore, ende mungon dakordësia mes palëve, pikat ku ndahen

Gazeta Express

29/05/2020 16:48

Ka përfunduar edhe sot mbledhja e Reformës Zgjedhore, por duket se sërish ka tema që palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët.

Damian Gjiknuri u shpreh se nuk po bihet dakord me PD-në për një seri temash.

Lexo Edhe:

“Kemi rënë dakord në parim , për implemtimin shkallë shkallë të implemtinimit të teknologjisë, por PD insiston te e saja, prandaj nuk po biem dakord. Edhe për depolitizmin e administratës. Kemi ndarje. Për çështjet e tjera, kamerat rolin e policisë së shtetit, financimit për të gjitha këto jemi ok. Nëse ka konsensus është e mundshme”, tha ai.

“Administrata është e mundshme nëse biem dakord për skemën që rekrutimi të jetë i hapur, jo vetëm administrata, por shtetas me diplomë apo vitin e fundit në universitet ka të drejtë, komisionerët të zgjidhen rastësisht. Garancia ekstra që partitë të kenë përfaqësues politikë por jo vendimmarrje. Të kenë mundësi të mbajnë shënime dhe të kundërshtojnë, por jo vendimmarrje. Nuk e di pse e kundërshton PD-ja. PD-ja do skemën e politizuar dhe akuzon vetë se nuk ka funksionuar se janë mbushur kutitë janë shitur zgjedhjet. Do ishte më e ndershme ta thoshte hapur. Nuk është depolitizm të çosh një të zgjedhur nga administrata dhe pjesa tjetër të jetë politike, pra qengji dhe ujqërit aty politikë. Këto çështje duan më shumë vullnet”, tha Gjinuri.

Ndërsa Bylykbashi deklaroi se opozita ka propozuar që të jetë Gjykata Kushtetuese institucioni që të shqyrtojë shkeljet dhe pretendimet e palëve politike për manipulim të zgjedhjeve.

“Çdo numërim do të ishte i pavërtetë . Çdo rezultat zgjedhor i shpalluar do të ishte i manipuluar. Refuzimi sot nga maxhoranca bën të pamundur arritjen e konsensusit mbi çështje të tjera të rëndësishëm siç është administrimi i zgjedhjeve dhe shpallja e rezultatit. Sot bëmë një propozim për Kolegjin zgjedhor që të jetë Gjykata Kushtetuese që do shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe palëve. Por pa arritur konsensus nuk shkohet më tej, nëse PS do të reflektojë, i hapet rruga kompromisit për të gjetur zgjidhje për çështjet e tjera të rëndësishme. Propozimi i opozitës është futja e teknologjisë në votim, identifikim biometrik. Kjo është e gatshme dhe e disponueshme dhe e demonstruar të gjithë aktorëve të këtij procesi reforme. Kjo do të ishte pika e kompromisit , përpjekja e Gjiknurit për t’iu shmangur kësaj, janë përpjekje për të lënë të hapur deri në që një pjesë e madhe kutive të votimit, të mbushen me vota me votim familjar, të votohet me kartë identiteti të falsifikuar apo që komisionerët të mbushin kutitë në mënyrë kriminale. Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne, procesi zgjedhor është i manipuluar dhe i pamundur të kërkojmë certifikim”, tha Bylykbashi.

Ai foli dhe për kërkesën e demokratëve për qeveri tranzitore:

“Qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme e jona. Çështja e KQZ nuk është diskutuar ende dhe do jetë pjesë hapësirave për kompromis nëse do kemi mundësin të garantojmë që kutitë e zgjedhjeve nuk do mbushen. Ne ja bëmë të qarët mazhorancës, pa dakordësi për pengimin e mbushjes së kutive, pa dakordësi për identifikimin biometrik, nuk mund të arrihet kompromis mbi çështjen e administratës zgjedhore. Ka hapësirë që maxhoranca të reflektojë”, u shpreh Bylykbashi.

Për deputeten e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, kusht mbetet ndryshimi i sistemit.

“Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar përsa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik, erdhi në momentet e fundit, nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët.

Sistemi do të diskutohet sërish, u shty, do të rikthehemi prapë te ato cështje dhe sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje dhe reformë, vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër” tha ajo.