Realizohet testimi i planifikuar i vaksinës anti-COVID te fëmijët nga kompania Pfizer - Gazeta Express
string(86) "realizohet-testimi-i-planifikuar-i-vaksines-anti-covid-tek-femijet-nga-kompania-pfizer"

Realizohet testimi i planifikuar i vaksinës anti-COVID te fëmijët nga kompania Pfizer

Gazeta Express

26/10/2020 16:11

Kompania Pfizer ka realizuar testimin e vaksinës anti-COVID te fëmijët e moshës 12 vjeç.

Ky vendim u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në fillim të këtij muaji dhe në lidhje me këtë vendim, Pfizer do të realizojë testimin e vaksinës në dy grupmosha: 12-15 vjeç dhe 16-17 vjeç shkruan CNN.

Lexo Edhe:

Testimi është realizuar javën e kaluar në 100 fëmijë dhe aktualisht janë në pauzë për të parë reagimet ndaj vaksinës.

“Tani jemi në pauzë të planifikuar për t’u siguruar që gjithçka po ecë ashtu siç duhet”, u shpreh Dr.Robert Frenck.

Ndër efektet anësore që mjekët po shohin janë gunga, skuqje në vendin e injeksionit, si dhe ethe e dhimbje.

Frenck bëri të ditur se kompania Pfizer tashmë ka testuar vaksinën edhe tek 30,000 persona të rritur, andaj nuk është vërejtur ndonjë rrezik edhe për fëmijët.