Real Madridi ka pasur një sezon të vështirë deri tani dhe situata e tyre nuk është ndihmuar aspak nga problemet e shpeshta me dëmtimet.
Një numër lojtarësh kyç kanë qenë jashtë fushave në faza të ndryshme të sezonit, gjë që ka ndikuar që skuadra e Xabi Alonsos të jetë katër pikë prapa Barcelonës në krye të La Ligës.
Emri i fundit i madh që u godit nga dëmtimet ishte Kylian Mbappé, i cili dëmtoi gjurin gjatë ndeshjeve të fundit të vitit 2025.
Ky problem rezultoi të ishte “pika që derdhi gotën”, pasi Real Madridi tashmë ka ndërmarrë hapa për të adresuar këto probleme të përsëritura.
Sipas “COPE” (përmes “Diario AS”), Real Madridi ka vendosur të rikthejë Niko Mihic në drejtimin e përditshëm të departamentit mjekësor të ekipit të parë.
Mihic, i cili kishte qenë shefi mjekësor i klubit gjatë periudhave të Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelottit, u shkarkua nga ky pozicion në vitin 2023 për shkak të keqmenaxhimit të supozuar të gjendjes fizike të Arda Gülerit, por kishte vazhduar të punonte në prapaskenë si këshilltar në “Valdebebas”.
Në rolin e tij të ri, Mihic do të mbikëqyrë gjithçka që lidhet me ekipin e parë.
Ai ka mbështetjen e plotë të presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, i cili pret të shohë një ulje të numrit të dëmtimeve të lojtarëve të “Los Blancos” gjatë gjysmës së dytë të sezonit.
Është e qartë se ndryshimet kanë qenë të domosdoshme në departamentin mjekësor të Real Madridit.
Numri i dëmtimeve ka qenë tejet i lartë prej kohësh dhe kjo është plotësisht e paqëndrueshme nëse klubi synon të luftojë për titullin e La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve deri në fund të sezonit 2025–26./GazetaExpress/