Ardian Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë: Mijëra familje sot pa rrymë, e kjo rrugë në mëshirë të fatit tash e sa vjet - Gazeta Express
string(111) "ardian-gjini-nga-rruga-dollc-gjakove-mijera-familje-sot-pa-rryme-e-kjo-rruge-ne-meshire-te-fatit-tash-e-sa-vjet"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 17:27

Ardian Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë: Mijëra familje sot pa rrymë, e kjo rrugë në mëshirë të fatit tash e sa vjet

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 17:27

Ardian Gjini ka publikuar një video në Facebook, ku ka ngritur shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës dhe furnizimit me energji elektrike në vend.

Në postimin e tij, kandidati për kryeministër nga Aleanca thekson se mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në mes të ditës, ndërsa ka përmendur edhe gjendjen e rrugës Gjakovë–Dollc, për të cilën tha se prej vitesh është lënë pas dore.

“Mijëra familje pa rrymë në mes të ditës. E pak minuta më parë kalova rrugën Gjakovë-Dollc, që siç e dini është lënë tash e sa vite në mëshirë të fatit. Ky është realiteti në Kosovë”, ka shkruar ai.

Tutje, përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ai ka shprehur optimizëm për ndryshim pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Ju uroj një të shtunë sa më të mbarë, me shpresën e madhe se pas 7 qershorit do të nisim një kapitull të ri, për një jetë më të mirë!”, ka deklaruar ai.

https://www.facebook.com/share/r/18cwjAnqws/?mibextid=wwXIfr

Advertisement
Advertisement
Advertisement