Kanë mbetur më pak se një orë deri te nisja e finales së madhe të Ligës së Kampionëve, mes PSG-së dhe Arsenalit, një ndeshje që i vë perden futbollit evropian për sezonin 2025/26.
Duke qenë se ndeshja nis nga ora 18:00, dy trajnerët, Luis Enrique dhe Mikel Arteta kanë përzgjedhur 11-shet startuese.
Kampioni në fuqi i Evropës, PSG-ja po tenton ta mbrojë titullin kampion, derisa Arsenali po e synon trofeun e parë në këtë garë.
Luis Enrique ka vendosur që ta nisë nga fillimi me dyshen Achraf Hakimi e Ousmane Dembelen, të cilët ishin të lënduar para finales së sontme.
Ndërkohë, tek Arsenali, shkaku se nuk është në 100%-shin e tij, Jurrien Timberi mbetet në stol, teksa Christian Mosquera e nis në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Ndërkohë, Myles Lewis-Skelly e nis nga minuta e parë, në vend të Martin Zubimendit.
FORMACIONET E PLOTA:
PSG: Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
ARSENAL: Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Lewis-Skelly, Odegaard; Saka, Havertz, Trossard./GazetaExpress/