Real Madridi i ofron kontratë të re Ceballosit - Gazeta Express
string(46) "real-madridi-i-ofron-kontrate-te-re-ceballosit"

Real Madridi i ofron kontratë të re Ceballosit

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 13:06

Real Madridi raportohet se i ka ofruar kontratë të re Dani Ceballosit.

Kontrata e mesfushorit spanjoll skadon në fund të sezonit, por ai pritet të mbetet edhe për më gjatë në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ceballos ka fituar besimin e Carlo Ancelottit, i cili besohet se është i lumtur që e ka atë në skuadër.

Sipas “AS”, kontrata që Real Madridi ia ka ofruar 26-vjeçarit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Kësisoj, Dani Ceballos mund të shfrytëzojë në vazhdim faktin që dyshja e mesfushës, Luka Modric dhe Toni Kroos, po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre. /Gazeta Express/