Reagon Konjufca: Çitaku na njoftoi me email për njohjen e Xhamajkës, do të marrë shpejt veprime ndaj secilit - Gazeta Express
string(106) "reagon-konjufca-citaku-na-njoftoi-me-email-per-njohjen-e-xhamajkes-do-te-marre-shpejt-veprime-ndaj-secilit"

Reagon Konjufca: Çitaku na njoftoi me email për njohjen e Xhamajkës, do të marrë shpejt veprime ndaj secilit

Gazeta Express

21/02/2020 12:17

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar pasi që nga Xhamajka mohuan se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si kishte lajmëruar mbrëmë ambasadorja Vlora Çitaku, raporton Gazeta Express.

Konjufca ka shkruar në Facebook se lajmin e kanë marrë përmes postës elektronike nga ambasadorja Çitaku, derisa, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm më ambasadën në SHBA për të sqaruar atë se çka ka ndodhur.

Lexo Edhe:

Ai ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të situatës do të ndërmerren veprime.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, tha Konjufca.

Lajmi se Xhamajka e ka njohur Kosovën u bë e ditur mbrëmë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi që për këtë tha se e ka lajmëruar ambasadorja e shtetit në SHBA, Vlora Çitaku./Express/

Shkrimi i plotë:

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.