Reagimi i serbes kur sheh në RTS flamurin e Republikës së Kosovës: Çka është kjo? - Gazeta Express
string(79) "reagimi-i-serbes-kur-sheh-ne-rts-flamurin-e-republikes-se-kosoves-cka-eshte-kjo"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2022 10:41

Reagimi i serbes kur sheh në RTS flamurin e Republikës së Kosovës: Çka është kjo?

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2022 10:41

Albin Tahiri sot mbylli garimin e tij në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin. Ai u rendit në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues gjithsej.

Arritja e tij më e madhe në këtë Olimpiadë Dimërore ishte vendi i 15-të në disiplinën e kombinimit alpin, shkruan Gazeta Express.

Garimi i tij është transmetuar edhe në Radio Televizionin e Serbisë, bashkë me flamurin e Republikës së Kosovës.

E kjo, siç duket i ka penguar një gazetareje serbe, e cila ka reaguar në profilin e saj në Twitter.

“Zonja dhe zotërinj, RTS paraqet para jush. Çka është kjo?”, ishte reagimi i saj.

Kujtojmë se Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të dytë. Herën e parë kishte marrë pjesë veteëm me Albin Tahirin, kurse këtë herë ishte edhe skitarja, Kiana Kryeziu. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement