Daut Haradinaj mobilizon Deçanin para hapjes së fushatës në Gjakovë - Gazeta Express
string(67) "daut-haradinaj-mobilizon-decanin-para-hapjes-se-fushates-ne-gjakove"

Zgjedhjet

Gazeta Express

28/05/2026 20:04

Daut Haradinaj mobilizon Deçanin para hapjes së fushatës në Gjakovë

Zgjedhjet

Gazeta Express

28/05/2026 20:04

Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në fshatrat e Deçanit, vetëm një ditë para hapjes së madhe të fushatës zgjedhore të AAK-së në Gjakovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se mbrëmja e sotme nisi “mbarë në Deçan”, bashkë me banorët e Carrabregut të Ulët, Carrabregut të Epërm, Llukës së Epërme dhe Ledinës, të cilët i cilësoi si njerëz punëtorë dhe të palodhur.

“Sonte e nisëm mbarë në Deçan, pak para hapjes së madhe të fushatës në Gjakovë. Bashkë me njerëzit e mirë, punëtorë dhe të palodhur të Carrabregut të Ulët, Carrabregut të Epërm, Llukës së Epërme dhe Ledinës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se, pavarësisht mungesës së kujdesit nga niveli qendror, këto fshatra kanë dëshmuar forcë dhe qëndrueshmëri ndër vite.

Sipas Haradinajt, investimet dhe përkrahja nga niveli komunal kanë qenë të vazhdueshme dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa ka vënë theksin te programi politik dhe vizioni i kandidatit për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini.

“Politikat e reja që po vijnë dhe vizioni i Ardian Gjinit janë për të gjithë. Janë politika zhvillimore që nuk bëjnë dallime dhe që nuk lënë askënd anash”, është shprehur ai.

Në fund, Haradinaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke theksuar se Kosova ka nevojë për vizion, përgjegjësi dhe njerëz që punojnë.

AAK tashmë ka nisur mobilizimin për hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila do të mbahet të enjten në Gjakovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement