Lladrovci: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje! - Gazeta Express
string(40) "lladrovci-heronjte-kane-vetem-ditelindje"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 20:33

Lladrovci: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 20:33

Ramiz Lladrovci ka falënderuar Përparim Ramën me rastin e organizimit të përvjetorit të ditëlindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, si dhe pjesëmarrësit e këtij përvjetori.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Falënderim

Nga zemra e falënderoj kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama, për organizimin e shënimit të ditëlindjes së 70 dhe 71 të heroit dhe heroinës, Fehmi dhe Xhevë Krasniqi Lladrovci.

Në fjalën e tij, Përparimi, na riktheu dhe rikujtoi një jetë të tërë të përkushtimit atdhetar të Fehës dhe Xhevës, çiftit emblematik, shembull të dinjitetit dhe krenarisë kombëtare.

Falënderoj vëllaun tim, Ali Ahmetin, shokun e Fehës, të cilin e kemi anëtar të familjes, për fjalët e mira dhe me vlerë me porositë e gjithkohshme.

E falënderoj ish kryeministrin Ramush Haradinaj, për kujtimet e jashtëzakonshme, të cilat lidhen me idealet e përbashkëta, me heroin e heroinën, Fehën e Xhevën, në rrugën e përbashkët për çlirim.

Në emër të familjeve të dëshmorëve, programi ka paraparë për fjalë rasti, z. Bekim Jashari, i cili na ktheu në kujtime të papërsëritshme, kujtime krenare, me emocion të jashtëzakonshëm.

Bekim, na ke nderuar sot edhe një herë, të gjithë neve, familjen Lladrovci, familjen Krasniqi dhe të gjitha familjet e dëshmorëve.

Na solle në mesin tonë Fehën e Xhevën të gjallë. Emocionet tua, Bekim i dashur, ishin emocione të ngjashme me ato të Fehës kur është nisë për Kosovë, pas Epopesë së Jasharajve legjendar.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrje dhe kontribuesve të këtij organizimi të shkëlqyer.

Në fjalën time, u përpoqa të falënderoj dhe të përfshij meritorët e lirisë tonë, të përkushtuarit dhe kontribuesit, bashëveprimtarët e bashkëluftëtarët, shokët e shoqet e Fehës dhe Xhevës, ata që qëndruan të pathyeshëm në rrugën e lirisë, pranë nesh me dekada.

Sigurisht, emocionet e bëjnë të veten dhe në fjalën time modeste mbeten pa përmendur shumë shokë, familjarë, madje edhe fshatin tim krenar Gllanasellën, na përkrahën pa rezervë përkundër pasojave në kohë okupimi dhe kohën e luftës çlirimtare si dhe kontribues të shquar të lirisë, shtetformimit e shtetndërtimit.

Përgjithmonë mirënjohës të gjithëve dhe faleminderit z. Rama për këtë shënim të ditëlindjes së heroit e heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci. Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Advertisement
Advertisement
Advertisement