Raul Asencio përfundon në spital - Gazeta Express
string(32) "raul-asencio-perfundon-ne-spital"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 15:11

Raul Asencio përfundon në spital

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 15:11

Raúl Asencio (23) prej disa ditësh po përballet me një grip intestinal, i cili i ka shkaktuar humbje prej gjashtë kilogramësh në vetëm dy javë.

Sipas raportimit të kësaj të shtune nga emisioni El Partidazo në COPE, mbrojtësi kanarian i Real Madrid, i cili pritet të largohet këtë verë pavarësisht kontratës deri në vitin 2031, ndodhet në spital.

Sipas burimeve, qendërmbrojtësi po i nënshtrohet analizave për të identifikuar virusin që i ka shkaktuar gastroenteritin, ndërsa thuhet se do të mungojë me siguri në ndeshjen e së martës ndaj Alavés, që zhvillohet në Santiago Bernabéu nga ora 21:30.

Gjithashtu, ai mbetet në dyshim serioz edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ku “Los Blancos” do të përballen me Real Betis.

Advertisement
Advertisement
Advertisement