Ranë nga liga, tifozët i sulmojnë fizikisht lojtarët në Bosnje e Hercegovinë - Gazeta Express
string(75) "rane-nga-liga-tifozet-i-sulmojne-fizikisht-lojtaret-ne-bosnje-e-hercegovine"

Ranë nga liga, tifozët i sulmojnë fizikisht lojtarët në Bosnje e Hercegovinë

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 14:37

Një kaos i vërtet ka ndodhur në futbollin boshnjak.

Lexo Edhe:

Ekipi Rudar u përshëndet nga Premierliga e Bosnje Hercegovinës pas humbjes nga Radniku me rezultat 2:5, në ndeshjen e zhvilluar në Bijeljina.

Dhe, pas lojës, tifozët e Rudarit nisën t’i sulmonin futbollistët e ekipit të tyre të zemrës, të dëshpëruar me rënien nga liga, njoftojnë mediat boshnjake, përcjell “Gazeta Express”.

Disa tifozë të pakënaqur me lojërat e futbollistëve të tyre, e kapërcyen gardhin në tribunë dhe përfunduan në stolin e ekipit të tyre, ndërsa më pas nisi përleshja fizike në mes tyre.

Sulmit të tifozëve iu përgjigjën edhe futbollistët, të cilët u përleshën fizikisht me ta.

Tifozët madje i hoqën fanellat nga disa lojtarë, duke konsideruar se ata nuk e meritojnë t’i veshin ato, shkruan “Gazeta Express”.

Nga tribunat u dëgjuan disa tifozë duke thënë se lojtarët nuk kanë marrë rroga qe tre muaj, duke i shfajësuar në njëfarë mënyre ata.

Nga liga elitare e Bosnje e Hercëgovinës ranë Radniku dhe Rudari. /Gazeta Express/