Ramos ishte në bisedime me Milanin, por kërkoi pagë shumë të lartë - Gazeta Express
string(65) "ramos-ishte-ne-bisedime-me-milanin-por-kerkoi-page-shume-te-larte"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2021 17:40

Ramos ishte në bisedime me Milanin, por kërkoi pagë shumë të lartë

Futboll

Gazeta Express

18/06/2021 17:40

Raportet nga Spanja pretendojnë se Sergio Ramos kishte kontakte me Milanin, të cilat janë konfirmuar, por negociatat u mbyllën shpejt për shkak të kërkesave të tij që lidheshin me pagën.

Chiringuito TV raportoi se negociatat kishin filluar midis mbrojtësit, i cili po largohet nga Real Madrid si një lojtar i lirë dhe Rossonerëve.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, Tuttomercatoweb dhe Calciomercato raportojnë se ishte një takim fillestar dy javë më parë dhe interesi shpejt u shua, përcjell Gazeta Express.

Milani po përpiqet të mbajë bilancin financiar, kështu që 15 milionë euro neto në sezon me një kontratë dy-vjeçare, u konsiderua e papranueshme nga italianët.

Skuadra e Serie A sapo pagoi 28.5 milionë euro për të blerë Fikayo Tomori nga Chelsea pas huazimit të tij gjashtë-mujor, kështu që Ramos nuk do t’i garantohej as minutazha e mjaftueshme. /Gazeta Express/