Rama thumbon Bashën: Ai është shalqi me provë - Gazeta Express
string(44) "rama-thumbon-bashen-ai-eshte-shalqi-me-prove"

Rama thumbon Bashën: Ai është shalqi me provë

Gazeta Express

29/09/2020 14:05

Kryeministri Rama nuk është kursyer me ironitë ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, të cilin e ka konsideruar si një ‘shalqi me provë’, i ‘provuar’ disa herë.

Rama: Atë që quani kandidatin për kryeministër është shalqi me provë, i pangrënshëm. Sepse nuk është i ardhur nga hëna por ka qenë në provë disa herë. Është mungesë serioziteti në kohën kur këtë vend e qeveriste tjetërkush. Largqoftë që flama ta kishte gjetur këtë vend me kandidatin dhe spitalet që gjetëm ne kur na besuan shqiptarët. Shërbimet dhe kapacitetet që gjetëm ne kur na besuan shqiptarët dhe kuptoni që nuk është një është betejë mes meje dhe shalqirit me provë. Kemi shumë për të bërë. Koha nuk pret. Është midis kohës dhe vetëvetes. Taska: Po bëjmë një sërë studimesh dhe njerëzit duhet të kuptojnë se masat e marra nga qeveria merren në bazë të mundësive, nuk i kemi pasur dje.

Lexo Edhe: