Rama ironizon Metën: Do bëjë 'besëlidhjen e Lezhës', kujton se është Skënderbeu - Gazeta Express
string(75) "rama-ironizon-meten-do-beje-beselidhjen-e-lezhes-kujton-se-eshte-skenderbeu"

Rama ironizon Metën: Do bëjë ‘besëlidhjen e Lezhës’, kujton se është Skënderbeu

Gazeta Express

29/02/2020 14:08

Nga Kongresi i PS-së, kryeministri Rama ka sulmuar Presidentin Meta dhe tubimin e thirrur prej tij më 2 mars.

Rama ironizoi duke thënë se ‘besëlidhësit’ e rinj, që janë armiq të reformës në drejtësi, kujtojnë se do t’i ngatërrojnë njerëzit me Gjegj Kastriotin.

Lexo Edhe:

Rama: Njerzit po presin besëlidhjen e dytë të Lezhës më 2 mars, do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me armiqtë e betuar të reformës në drejtësi. Po e bëjmë të mundur ne, po ndodh sot reforma në drejtësi.

Rama: Njerëzit po presim Besëlidhjen e Dytë të Lezhës më 2 mars. Mendoni që njerëzit do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e tij që janë armiqtë e drejtësisë së re? Këta, aleanca kundër drejtësisë së re do të bëjnë besëlidhjen e dytë të Lezhës pa shkuar fare në Lezhë. Nuk i shohin njerëzit fare ata, njerëzit shohin nga ne.

Rama gjithashtu ka sulmuar opozitën, duke deklaruar se PS-së i kanoset një rrezik i madh, mungesa totale e alternativës qeverisëse. Kryeministri tha se opozita është kthyer në një ‘hiçgjë’ pa alternativë e përmbajtje, e se kësisoj rreziku më i madh për socialistët, janë vetë socialistët.

Rama: Ne jemi bërë rreziku më i madh i PS si alternativë qeverisëse, këtë e shoh përditë, e them përditë, ne jemi sot rreziku më i madh që ka alternativa e PS. Kundërshtari ynë më i rrezikshëm është boshi opozitar, hic politika e mbushur me agresivitet, hicdebati me sharje, akuza, hickundërshtia që ushqehet me lajme false, shpifje, por që është e tharë nga burimet vlerore.

Ka edhe shumë brenda nesh, të shefave të mëdhenj, që thonë këto gratë në qeveri i kemi me profil të ulët politik, janë pak si teknike, ne na duhen politike, unë po u them që kjo është mënyra e gabuar për të parë se për cfarë janë e cfarë duhet të bëjnë ministret dhe po ju them që puna e grave e të gjithave në qeveri është një punë që garanton siguri për të gjitha punët që duam të bëjmë si qeveri.