“Rama do t’i japë Erdoganit bazën e Pashalimanit”, si përgjigjet Presidenti Meta - Gazeta Express
string(76) "rama-do-ti-jape-erdoganit-bazen-e-pashalimanit-si-pergjigjet-presidenti-meta"

“Rama do t’i japë Erdoganit bazën e Pashalimanit”, si përgjigjet Presidenti Meta

Gazeta Express

29/05/2020 16:11

Ditën e djeshme, mediat greke publikuan lajmin se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë ‘Pashalimanin’, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

Mbi këtë, Top Channel-it, pyeti presidentin e Republikës, Ilir Meta, gjatë konferencës së tij për shtyp.

Lexo Edhe:

“Për Pashalimanin presidenti nuk i di të gjitha, do më duhet të këshillohem me institucionet dhe t’u jap një përgjigje në kohën e duhur. Jo çdo gjë e di presidenti”, tha Meta.

Sipas mediave fqinje, me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihet prezenca e luftëanijeve turke.

Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet.

“Në ujërat e Jonit nuk do të shohim vetëm luftëanije turke, por edhe avionë që do të ngrihen nga aeroporti i Vlorës dhe do të kontrollojnë lëvizjet në det,” thuhet në artikullin e gazetës greke “Estia”.

Gazeta në fjalë akuzon qeverinë greke se nuk ka bërë mjaftueshëm për të prishur planet e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke i vendosur veton për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.