Rama ‘acarohet’ me gazetarin! I kujtoi se përveç Covid, ka edhe të sëmurë të tjerë - Gazeta Express
string(78) "rama-acarohet-me-gazetarin-i-kujtoi-se-pervec-covid-ka-edhe-te-semure-te-tjere"

Rama ‘acarohet’ me gazetarin! I kujtoi se përveç Covid, ka edhe të sëmurë të tjerë

Gazeta Express

02/06/2020 12:25

Kreu i qeverisë është përplasur me gazetarët këtë të martë, teksa po prezantohej spitali i ri karantinë në Tiranë, i cili do të shërbejë për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit në vjeshtë.

Gazetari Erjon Skëndaj e ka pyetur kryeministrin nëse ka kërkuar një analizë për pacientët që nuk e kanë marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor gjatë periudhës së karantinimit prej Covid-19. Gazetari ka marrë shembullin e të sëmurëve me kancer, shumë prej të cilëve sipas tij nuk kanë kryer mjekimet apo operacionet e parashikuara.

Lexo Edhe:

-Pse u vonua kaq shumë dhe u detyruan shumë pacientë të dërgoheshin në Elbasan. A do i kërkoni komitetit teknik se sa qytetarë nuk kanë marrë dot shërbim, dhe se se prej të sëmurëve u është avancuar sëmundja, si kanceri dhe sëmundje të tjera të rënda?

Rama: Diagnozat nuk vendosen në distancë sociale, por duan analiza të thelluara. Por urime juve që keni arritur në konkluzion se ka avancuar kanceri. Unë jam këtu për të dhënë përgjigjen time dhe nuk do ndikohem farë nga zhurma që kam në sfond.

Pas fjalëve ironike të Ramës, një përgjigje e dha Ministrja e Shëndetësisë, që saktësoi se ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndaluar edhe në kohën e karantinës.

Ogerta Manastirliu: Sistemi i ndërhyrjeve kirurgjikale nuk ka ndaluar për asnjë minutë. Konsultat janë bërë online. Puna ka vijuar, ne kemi mbrojtur qytetarët. Ajo që pret në shëndetësi mund të presë. S’janë qëllimi numrat por cilësia. Në pandemi duhet të përgjigjemi me kujdes. Nëse s’do të ishim përgjigjur me largpamësi, do të flisnim ndryshe. Janë përgjigjur specialistët dhe rezultatet janë këto që shohim sot.

Edi Rama: Përgjjia ishte shteruese dhe faktuale. Kjo do të thotë që mjafton të bëni një përpjekje me imagjinatën tuaj, se çfarë do të kishte ndodhur në këtë vend sikur kjo përballje ti kishte rënë botës dhe Shqipërisë, 5-6 vite. Imagjino spitalet që ishim 5-6 vite më parë, me reaminacionet 5-6 vite më parë, me spitalin Shefqet Ndroqi që ishte 5-6 vite më parë. Sot flasim për receta elektronike, çdo gjë që merret nga shtëpia. Përfytyroni radhët për barna me ato letrat e 5-6 viteve më parë. Përtej të gjithave ky është një rast suksesi, doni apo s’doni ju. Kur them ju, kam parasysh kolegun që bëri pyetjen dhe këdo tjetër që nxjerr bishta. Gjithçka ka bishta sigurisht, asgjë nuk është perfekte. Doni ju apo s’doni ju që doni të flisni nga distanca sociale, ky është sukses. Shqipëria ka dalë nga kjo fazë, dhe mos e dhëntë zoti të ketë valë të re, me kokën lart. Shumë e thjeshtë, me kokën lart. Ka një mijë e një gjëra.