Rama: 18 mijë shqiptarë do të vdisnin nëse nuk do të merreshin masa shtrënguese - Gazeta Express
string(78) "rama-18-mije-shqiptare-do-te-vdisnin-nese-nuk-do-te-merreshin-masa-shtrenguese"

Rama: 18 mijë shqiptarë do të vdisnin nëse nuk do të merreshin masa shtrënguese

Gazeta Express

03/04/2020 22:20

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar me numra sesa shqiptarë do të kishte marrë me vete koronavirusi, nëse nuk do të merreshin masa shtrënguese.

Në një lidhje me emisionin Zonë e Lirë, kryeministri deklaroi se do të kishte rreth 18 mijë të vdekur nëse Shqipëria do të ishte pa masa.

Lexo Edhe:

“Nëse nuk do kishim marrë masa sot në Shqipëri do kishin 18 mijë të vdekur. Ky është projeksioni i bërë nëse nuk do ishin marrë masa. Kaq thotë shifra, por mund të ishin dhe më shumë, pasi nuk dihej se ç’a do bëhej me virusin”, tha Rama.

I pyetur se përse qeveria nuk ka lejuar edhe spitalet private në kryerjen e testimeve për koronavirusin, Rama tha:

“Nuk kemi nevojë për këtë ndihmë në këtë formë në këtë moment. Spitalet private janë pjesë e stategjisë sonë për një fazë të dytë nëse nuk do kemi më shtretër në spitale. Testet bëhen në laborator të certifikuar nga autoritetetet ndëkrombëtare, por nëse është nevoja do i përdorim dhe kapacitetin tonë për testuar”