Raiola vazhdon debatin me Solskjaer: Pogba, i përkushtuar ndaj Unitedit vetëm deri në fund të EURO 2020 - Gazeta Express
string(101) "raiola-vazhdon-debatin-me-solskjaer-pogba-i-perkushtuar-ndaj-unitedit-vetem-deri-ne-fund-te-euro-2020"

Raiola vazhdon debatin me Solskjaer: Pogba, i përkushtuar ndaj Unitedit vetëm deri në fund të EURO 2020

Gazeta Express

18/02/2020 13:17

Agjenti Mino Raiola thotë se Paul Pogba është i përkushtuar ndaj Manchester Unitedit vetëm deri në fund të Kampionatit Evropian 2020, kur do t’i shqyrtojë opsionet e veta sërish. Raiola ka vazhduar duke thënë se Solskjaer e kaloi kufirin duke sugjeruar se francezi është i Djajve të Kuq.

Një tjetër debat i zjarrtë është nxitur rreth të ardhmes së fituesit të Kupës së Botës me Francën, pasi që vetë njerëzit e afërt me mesfushorin Paul Pogba e kanë vënë në dyshim të ardhmen e tij në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Raiola konsiderohet personi po i nxit këto spekulime më së shumti me komentet e tij të vazhdueshme për një kthim potencial në Itali te Juventusi ose me një kalim te gjiganti spanjoll Real Madrid.

“Unë nuk kam folur me Minon, kjo është e sigurt. Dhe, jo, unë nuk jam ulur dhe nuk kam folur me Paulin për t’i treguar se çfarë duhet të thotë Mino. Pauli është lojtar i yni e jo i Minos”, ka thënë Solskjaer.

Raiola iu ishte përgjigjur kësaj deklarate shpejt, duke thënë: “Pauli s’është i imi dhe pa dyshim që s’është as i Solskjaerit, Pauli është i Paul Pogbas. Ka kohë që në Britani të Madhe dhe në botë s’mund ta kesh në pronësi një njeri. Shpresoj që Solskjaer nuk po sugjeron që Paul është i burgosuri i tij”.

Pas kësaj, Solskjaer bëri të ditur se nuk do të flasë me Paul Pogban për komentet e agjentit të tij, përderisa shtoi se ai do të fliste direkt me Raiolan e jo përmes mediave.

“A do të flas për këtë me Paulin? Me gjasë jo. Jo, unë s’bëj gjëra të tilla. Pauli dhe Mno i kanë bisedat e veta. Unë s’kam nevojë as të komentoj përmes mediave për ato që i ka thënë Mino. Mund të flas vetë me të”, tha Solskjaer.

“Ju e dini si janë mediat dhe nuk mund t’i kontrollosh ato. Gjithkush ka zë dhe mendim. Disa gjëra thuhen për ne dhe ne dëshirojmë të komentojmë, por e dimë që është më mirë të mos e bëjmë. Është më e mençur të mos komentosh shumë gjëra”.

Tani, Raiola e ka komentuar sërish të ardhmen e klientit të tij, duke thënë se Pogba është i përkushtuar ndaj Manchester Unitedit vetëm deri pas Kampionatit Evropian, që zhvillohet këtë verë.

“Ai është i përkushtuar ndaj Manchester Unitedi deri në fund të Kampionatit Evropian. Përqendrimi ynë i vetëm është që ai të kthehet  sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i ndihmuar skuadrës dhe për ta mbyllur mirë sezonin me Manchester Unitedin”, tha Raiola.

“Ai është i përkushtuar ndaj Manchester Unitedit vetëm deri në fund të Kampionatit Evropian dhe pastaj ne do të flasim me klubin nëse kemi nevojë”.

“E kam seriozisht, Ole e kaloi kufirin me ato që i tha. Ai i mori disa pjesë të intervistave të mia dhe u ofendua pse unë po ia ofroja Pogban klubeve të tjera pa leje”.

“Unë u pyeta nëse Pauli do të donte të kthehej në Itali, por ai është i përqendruar te Manchester Unitedi. Unë jam pyetur se a i pëlqen atij Italia dhe unë po flas si Mino Raiola. A s’kam të drejtë ta bëjë këtë. A s’kam të drejtë të flas për lojtarët që i përfaqësoj sepse ata luajnë për Manchester Unitedin, Juventusin apo Barcelonën?” /Gazeta Express/