Rahoveci me fitore të thellë ndaj Kamza Basket - Gazeta Express
string(46) "rahoveci-me-fitore-te-thelle-ndaj-kamza-basket"

Rahoveci me fitore të thellë ndaj Kamza Basket

Basketboll

Gazeta Express

11/12/2021 23:51

Rahoveci ka shënuar fitore të thellë ndaj Kamza Basket me rezultat 98:56 (31:10, 25:8, 25:18, 17:20), në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke dominuar në çdo aspekt ndaj mysafirëve dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 22 pikë, 29:7, ndërsa kjo pjesë mbyllet me shifrat 31:10. Ata vazhduan me ritëm të lartë edhe në periudhën e dytë, duke mos u ndalur, dhe shtuan epërsinë, që arriti deri në 40 pikë, 56:16, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 56:18.

Lexo Edhe:

Perioda e tretë ishte më e barabartë, por sidoqoftë ishte nën kontrollin e Vreshtarëve, që shtuan edhe më tutje epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 81:36. Dhjetë minutat ishin formal me fituesin që tashmë dihej dhe Rahoveci triumfoi me shifrat 98:56.

Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 15 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, Cavon Baker me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Tyheim Monroe me 17 pikë e 12 kërcime, kurse te Kamza Basket u dallua me 17 pikë e nëntë kërcime.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe katër humbje.