Rahoveci – Besa Famgas, përballja e madhe gjysmëfinale në Kupën e Kosovës - Gazeta Express
string(70) "rahoveci-besa-famgas-perballja-e-madhe-gjysmefinale-ne-kupen-e-kosoves"

Rahoveci – Besa Famgas, përballja e madhe gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

12/04/2024 16:28

Rahoveci e Besa Famgas do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kështu është vendosur në shortin e tërhequr sot në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Lexo Edhe:

Turneu final i Kupës mbahet më 27 e 28 prill, ndërsa vendi do të përcaktohet javën e ardhshme.

Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Trepça e Kastrioti. Trepça është fituese në fuqi e Kupës. Edhe kjo gjysmëfinale pritet me interesim të madh.

Gjysmëfinalet janë më 27 prill, kurse finalja një ditë më pas.

Gjysmëfinale interesante pritet të ketë edhe te hendbollistet.

Në gjysmëfinalen e parë përballen Ferizaj e Samadrexha, dy skuadrat pretendente për trofe. Ndërkohë fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Istogu, luan në gjysmëfinale ndaj Vushtrrisë.

Ndeshjet gjysmëfinale janë në program më 27 prill, ndërsa finalja më 28 prill. Javën e ardhshme do të vendoset se ku do të mbahet Final4 i Kupës së Kosovës në hendboll. /Gazeta Express/