Arteta udhëheq personalisht operacionin për transferin Morgan Rogers - Gazeta Express
string(68) "arteta-udheheq-personalisht-operacionin-per-transferin-morgan-rogers"

Futboll

Gazeta Express

26/05/2026 19:59

Arteta udhëheq personalisht operacionin për transferin Morgan Rogers

Futboll

Gazeta Express

26/05/2026 19:59

Arsenal ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e yllit të Aston Villas, Morgan Rogers, ndërsa trajneri Mikel Arteta raportohet se po e udhëheq personalisht këtë operacion.

Sipas talkSPORT, tekniku spanjoll e sheh 23-vjeçarin anglez si përforcimin ideal për repartin ofensiv, pas triumfit historik të “Topçinjve” në Premier League.

Arsenali tashmë ka zhvilluar kontakte fillestare me përfaqësuesit e lojtarit, duke synuar të dalë përpara rivalëve si Chelsea dhe Manchester United në garën për firmën e tij.

Interesimi i United lidhet edhe me drejtorin teknik Jason Wilcox, i cili e vlerëson prej kohësh Rogersin që nga koha kur ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt.

Në “Emirates”, Rogers konsiderohet si një transferim strategjik dhe me ndikim të madh për të ardhmen. Arteta beson se kreativiteti, shpejtësia dhe fleksibiliteti i tij në repartin ofensiv do t’i japin Arsenalit më shumë alternativa në sulm.

Nga ana tjetër, Aston Villa nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë futbollistin. Trajneri Unai Emery e konsideron Rogersin një nga lojtarët kyç të projektit të tij, sidomos pas paraqitjeve mbresëlënëse në Premier League dhe në Evropë.

Raportohet se Villa kërkon të paktën 80 milionë funte për kartonin e lojtarit, ndërsa një luftë ofertash mes klubeve të mëdha mund ta çojë çmimin deri në 100 milionë.

Rogers shkëlqeu edhe në finalen e Europa League, ku realizoi gol në fitoren 3-0 ndaj Freiburgut, duke rritur edhe më shumë interesimin e gjigantëve evropianë.

Arsenali pritet të vazhdojë negociatat gjatë javëve në vijim, ndërsa Arteta synon të ndërtojë një skuadër edhe më të fortë për mbrojtjen e titullit dhe garën në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement