Rafael Nadal e shfaq talentin e tij në futboll, dhuron spektakël me këmbë me top të tenisit - Gazeta Express
string(90) "rafael-nadal-e-shfaq-talentin-e-tij-ne-futboll-dhuron-spektakel-me-kembe-me-top-te-tenisit"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2022 13:00

Rafael Nadal e shfaq talentin e tij në futboll, dhuron spektakël me këmbë me top të tenisit

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2022 13:00

Rafael Nadal është një fans i flaktë i futbollit, edhe pse sporti që e bën më së miri është tenisi, ku i ka fituar plot 21 Grand Slame.

Lexo Edhe:

Ai njihet si një tifoz i Real Madridit, por së fundmi ka bërë diçka mjaft speciale, shkruan “Gazeta Express”.

Derisa po përgatitet për të marrë pjesë në turneun e madh të tenisit, Roland Garros, i cili është një specialitet i tij, 35 vjeçari e shfaqi një tjetër talent të tij.

Në fakt, tenisti spanjoll derisa po shkonte drejt stërvitjeve, me top të tenisit bëri ekzibicione me këmbë, si të ishte një futbollist profesionist, siç mund ta shihni në videon e publikuar nga “Eurosport” duke klikuar KETU

Pra, Nadal arriti në French Open si një “boss” dhe disponimi i tij është mjaft i lartë, shkruan “Gazeta Express”.

Po të mos merrej me tenis, me siguri se Nadal do ta provonte një eksperiencë në futboll… /Gazeta Express/