Irani thotë se kërcënimet e Trump ndaj Omanit janë “të rrezikshme” dhe “bullizuese” - Gazeta Express
string(79) "irani-thote-se-kercenimet-e-trump-ndaj-omanit-jane-te-rrezikshme-dhe-bullizuese"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 11:18

Irani thotë se kërcënimet e Trump ndaj Omanit janë “të rrezikshme” dhe “bullizuese”

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 11:18

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i përshkroi kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Omanit si “të rrezikshme” dhe “bullizuese”.

Ai citohet të ketë thënë:

“Kërcënimet për ta ‘shkatërruar’ një shtet anëtar të Kombeve të Bashkuara, i cili gjithmonë ka luajtur një rol konstruktiv, efektiv dhe të përgjegjshëm për paqen dhe sigurinë rajonale, dhe që prej shumë vitesh ka përdorur përpjekjet e tij fisnike në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal si ndërmjetës në proceset diplomatike, jo vetëm që përbëjnë shkelje të parimit themelor të ndalimit të kërcënimit me përdorimin e forcës, por janë gjithashtu një tjetër shenjë e rrezikshme e normalizimit të paligjshmërisë dhe bullizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Presidenti amerikan tha dje se do ta “hidhte në erë” Omanin nëse ai hynte në një marrëveshje me Iranin për menaxhimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement