‘‘Ndoshta atëherë zgjohemi’’, Selimi: Kur Shqipëria hyn në BE, kosovarët do presin në radhë të gjata për të shkuar në bregdet - Gazeta Express
string(118) "ndoshta-atehere-zgjohemi-selimi-kur-shqiperia-hyn-ne-be-kosovaret-do-presin-ne-radhe-te-gjata-per-te-shkuar-ne-bregdet"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 11:17

‘‘Ndoshta atëherë zgjohemi’’, Selimi: Kur Shqipëria hyn në BE, kosovarët do presin në radhë të gjata për të shkuar në bregdet

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 11:17

Gazetarja Clarissa Ward nga CNN, përmes një video të postuar në rrjete sociale, raporton se mbajtësit e pasaportave amerikane që udhëtojnë drejt Evropës po përballen me vonesa të gjata për shkak të Sistemit të ri të Hyrje/Daljes të BE-së.

Këtë postim e ka ndarë edhe ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi. Ky i fundit ka thënë se edhe qytetarët e Kosovës do të përballen me radhë të gjata, kur Shqipëria dhe Mali i Zi të hyjnë në BE, përcjell Gazeta Express.

‘’Kur Mali i Zi dhe Shqipëria të hyjnë në BE, këto do të jenë radhët që qytetarët e Kosovës do të duhet të durojnë për të shkuar në bregdet, vetëm pak orë larg. Ndoshta atëherë do të zgjohemi’’, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement