Qyteti kosovar që “jeton” për volejbollin, pesë skuadra në Superligë - Gazeta Express
string(65) "qyteti-kosovar-qe-jeton-per-volejbollin-pese-skuadra-ne-superlige"

Qyteti kosovar që “jeton” për volejbollin, pesë skuadra në Superligë

Sporte tjera

Gazeta Express

06/01/2021 14:36

Volejbolli është një sport jo shumë i popullarizuar në Kosovë. Por, kjo nuk vlen për Ferizajn, qytetin që po vazhdon t’i kushtojë rëndësi të veçantë këtij sporti.

Momentalisht në Superligë, qyteti i Ferizajt përfaqësohet me pesë skuadra në të dy konkurrencat. Tri ekipe janë në konkurrencën e femrave dhe dy në atë të meshkujve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në stinorin pranveror, Superliga e Volejbollit në Kosovë ndahet në dy grupe me nga gjashtë ekipe, në Superligën A dhe Superligën B.

KV Kastrioti, KVF Ferizaj dhe KV Fer Volley janë ekipet që bëjnë pjesë në Superligë në konkurrencën e femrave.

Kurse, në atë të meshkujve janë KV Ferizaj, kampioni në fuqi i Kosovës dhe KV Luboteni, ish-kampion i Kosovës.

Pas Ferizajt, qyteti me më shumë ekipe në Superligën e Kosovës në volejboll është Prishtina, që ka gjithsej katër ekipe, nga dy në secilën konkurrencë. /Gazeta Express/