QMK: Ka zjarr aktiv në rajonin e Ohrit - Gazeta Express
string(37) "qmk-ka-zjarr-aktiv-ne-rajonin-e-ohrit"

QMK: Ka zjarr aktiv në rajonin e Ohrit

Ballina

Gazeta Express

09/08/2022 9:43

Qendra për Menaxhim me Kriza mëngjesin e sotëm ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë shuar gjithsej 20 zjarre ndërsa mbetet aktiv një zjarr në rajonin e Ohrit, përcjell TV21. Zjarri aktiv është në malin mes fshatit Vapilë dhe fshatit Rasino, ku deri më tani janë djegur 12 hektarë. Ekipet e zjarrfikësve po intervenojnë me një automjet dhe 6 zjarrfikës, ndërsa prej orës 05:00, sipas QKM-së në terren po intervenojnë rreth 50 persona.