Pyetja për Botërorin i fitoi 64 mijë paund - Gazeta Express
string(42) "pyetja-per-boterorin-i-fitoi-64-mije-paund"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2026 14:39

Pyetja për Botërorin i fitoi 64 mijë paund

Futboll

Gazeta Express

25/06/2026 14:39

Një pyetje për Kupën e Botës i ndryshoi jetën një garuesi në emisionin “Who Wants To Be A Millionaire?”, i cili fitoi 64 mijë paund falë njohurive të tij për historinë e turneut.

Gjatë emisionit, prezantuesi Jeremy Clarkson e pyeti se cili kontinent ka organizuar më shumë edicione të Kupës së Botës. Alternativat ishin Afrika, Amerika e Jugut, Evropa dhe Azia.

Fillimisht garuesi u duk i pasigurt, por më pas analizoi me qetësi përgjigjet.

“Afrika e ka organizuar vetëm një herë, në vitin 2010. Azia gjithashtu vetëm një herë, me Japoninë dhe Korenë e Jugut. Amerika e Jugut ka pasur disa organizime, por jam i bindur se Evropa i ka më shumë. Përgjigjja ime përfundimtare është Evropa”, tha ai.

@millionaire_uk That was nerve-wracking to watch…🏆 ⚽ #fifa #worldcup #whowantstobeamillionaire #itv #football ♬ original sound – Who Wants To Be A Millionaire?

Pas disa sekondash pritjeje, Clarkson konfirmoi se përgjigjja ishte e saktë, duke i dhuruar garuesit plot 64 mijë paund.

Evropa ka organizuar deri më tani 11 Kupa Bote, ndërsa në vitin 2030 ky numër do të rritet në 12, pasi Spanja dhe Portugalia do të jenë bashkëorganizatore së bashku me Marokun.

Një pyetje tjetër për Botërorin i kushtoi 100 mijë euro

Jo të gjithë kanë pasur fat me pyetjet për Kupën e Botës. Në versionin gjerman të emisionit, garuesi Marc Offenbacher humbi një shumë të madhe parash pas një përgjigjeje të gabuar.

Ai kishte kaluar me sukses 12 nga 15 pyetjet, kur u pyet:

“Cili është rezultati final më i shpeshtë në historinë e finaleve të Kupës së Botës?”

Alternativat ishin: 1-0, 2-1, 3-1 ose 4-2.

Offenbacher pranoi se nuk ishte tifoz futbolli.

“Nuk shikoj kurrë futboll, madje as sporte të tjera”, tha ai.

Pasi përdori ndihmën “50:50”, në ekran mbetën vetëm dy alternativa: 2-1 dhe 4-2. Duke u mbështetur edhe në mendimin e një personi nga publiku, ai zgjodhi rezultatin 2-1.

Por përgjigjja ishte e gabuar.

Rezultati 4-2 është ai që është përsëritur më shpesh në historinë e finaleve të Kupës së Botës, plot katër herë, përfshirë triumfin historik të Anglisë në vitin 1966 dhe fitoren e Francës ndaj Kroacisë në finalen e Botërorit 2018.

Pyetja vlente 108 mijë euro, por pasi nuk kishte një shumë të garantuar, Offenbacher u largua nga emisioni me vetëm 500 euro, duke humbur mundësinë për një fitore të madhe. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement