FIFA vendos rregulla të rrepta për fituesin e Botërorit - Gazeta Express
string(55) "fifa-vendos-rregulla-te-rrepta-per-fituesin-e-boterorit"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2026 14:19

FIFA vendos rregulla të rrepta për fituesin e Botërorit

Futboll

Gazeta Express

25/06/2026 14:19

Skuadra që do të shpallet kampione e Kupës së Botës 2026 nuk do të festojë vetëm trofeun, por do të duhet të respektojë edhe një sërë rregullash të përcaktuara nga FIFA menjëherë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Botërori po hyn në fazën vendimtare, me disa kombëtare që kanë siguruar tashmë kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Franca, Argjentina, Gjermania, Meksika, Norvegjia, SHBA-ja dhe Kolumbia janë ndër ekipet që kanë prerë biletën për raundin e 32 skuadrave.

Në garën për “Këpucën e Artë”, Lionel Messi kryeson me pesë gola, ndërsa Kylian Mbappé dhe Erling Haaland kanë realizuar nga katër.

Pas finales së 19 korrikut në stadiumin “MetLife”, FIFA do të ndajë çmimet individuale si “Topi i Artë”, “Këpuca e Artë”, “Doreza e Artë”, si dhe çmime për lojtarin më të mirë të ri dhe ekipin me lojën më korrekte.

Kulmi i ceremonisë do të jetë dorëzimi i trofeut të Kupës së Botës, i cili, sipas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, do t’i dorëzohet fituesit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Do të jemi së bashku me presidentin në finale dhe, natyrisht, do t’ia dorëzojmë trofeun fituesit”, deklaroi Infantino për FOX.

Megjithatë, festa nuk do të thotë se trofeu i përket përgjithmonë kampionit.

Sipas rregullores zyrtare të FIFA-s, federata fituese është e detyruar të marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e trofeut gjatë gjithë kohës që ai ndodhet në posedimin e saj.

Për më tepër, kampionia e botës nuk bëhet pronare e përhershme e trofeut. Ajo e mban atë vetëm përkohësisht dhe është e detyruar ta kthejë sapo FIFA ta kërkojë, në përputhje me rregulloren përkatëse.

FIFA ka bërë të ditur se do të publikojë më vonë edhe rregulloren e veçantë për administrimin e trofeut, të cilën federata fituese duhet ta respektojë plotësisht.

Ndërkohë, të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 do të marrin edhe një pllakë përkujtimore, si dëshmi e pjesëmarrjes së tyre në turneun më të madh të futbollit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement