Klopp mahnitet nga Messi dhe Ronaldo - Gazeta Express
string(36) "klopp-mahnitet-nga-messi-dhe-ronaldo"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2026 15:39

Klopp mahnitet nga Messi dhe Ronaldo

Futboll

Gazeta Express

25/06/2026 15:39

Jurgen Klopp ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës 2026, duke i cilësuar dy legjendat si futbollistë të jashtëzakonshëm që vazhdojnë të dominojnë edhe në fundin e karrierës së tyre.

Ish-trajneri i Liverpoolit tha se ishte veçanërisht i mahnitur nga reagimi i Ronaldos ndaj kritikave. Pas një ndeshjeje të parë pa gol, portugezi iu përgjigj me dy gola në fitoren 5-0 ndaj Uzbekistanit, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Portugalisë në Kupat e Botës.

“Si tifoz, është kënaqësi t’i shikosh, sepse kanë qenë lojtarët më të mirë të 10-15 viteve të fundit. Ronaldo u kritikua shumë pas ndeshjes së parë, por reagoi në mënyrë fantastike. Në moshën 41-vjeçare zhvilloi një ndeshje plot energji dhe intensitet. Është e jashtëzakonshme që ai ende e përjeton kaq shumë çdo kritikë dhe di të përgjigjet në fushë”, tha Klopp për Sky Sports.

Klopp nuk i kurseu lëvdatat as për Lionel Messin, i cili shkëlqeu në fitoren ndaj Austrisë.

“Kur e shikon Messin, duket sikur ecën në fushë, por në fakt ai po analizon çdo lëvizje. Ai e di saktësisht ku duhet të jetë në momentin vendimtar. Njerëzit thonë se ecën, por unë them se ai po lexon lojën. Është diçka e pabesueshme”, u shpreh tekniku gjerman.

Ai shtoi se argjentinasi nuk pati ndikim gjatë gjithë ndeshjes, por kur erdhën momentet vendimtare, bëri diferencën.

“Shënoi golin e parë sepse mundi, të dytin sepse deshi. Madje humbi edhe një penallti, përndryshe do të kishte gjashtë gola pas vetëm dy ndeshjeve. Kjo tregon nivelin e tij.”

Klopp zbuloi edhe një moment të veçantë me Messin gjatë Botërorit.

“Kur u takuam shkurt pranë fushës dhe Messi na përshëndeti, e kuptova edhe një herë se sa i veçantë është. Edhe në moshën 59-vjeçare ishte një moment që nuk harrohet. Ishte kënaqësi edhe të takoja Alexis Mac Allisterin, por kur erdhi Messi, ishte diçka krejt tjetër.”

Përveç dy superyjeve, Klopp veçoi edhe sulmuesin gjerman Deniz Undav, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Botëror.

“Ai ka instinkt të jashtëzakonshëm për golin. E di gjithmonë ku duhet të pozicionohet, ka teknikë të shkëlqyer dhe finalizon me shumë qetësi. Megjithatë, nëse duhet të jetë titullar, është një vendim që i takon trajnerit Julian Nagelsmann.”

Në fund, Klopp theksoi se Undav nuk duhet krahasuar me askënd.

“Deniz Undav është thjesht Deniz Undav dhe ne duhet të jemi të lumtur që e kemi në kombëtare”, përfundoi ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement